AKPPM akrediton laboratorin për kualitet të barnave

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale ka bërë akreditimin e laboratorit për kualitet dhe cilësi të barnave

Për të parë nga afër aty ishte edhe kryeministri Isa Mustafa, i cili fillimisht vizitoj tërë laboratorin, e më pas tha se një nga kriteret e qeverisë është krijimi i kushteve për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Ai tha se ky laborator është i pajisur me aparatura moderne dhe në të punojnë njerëz profesional të këtyre fushave. Në anën tjetër, kryeshefi ekzekutiv i agjencisë, Jeton Shala, tha se ky është projekt jetik për qytetarët, të cilin do ta kthejnë në institucion të besueshëm.