Departamenti i Farmakovigjilencës në shërbim të të gjithë profesionistëve shëndetësor për raportim të drejtë të efekteve anësore

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, respektivisht Departamenti i Farmakovigjilencës në bashkëpunim me Barnatoren Qëndrore të QKUK-së, kanë zgjeruar aktivitetin e tyre informues, të filluar para 5 muajsh në Prishtinë, edhe në spitalet tjera rajonale, përmes një informimi më të gjërë dhe të detajuar të profesionistëve shëndetësor lidhur me raportimin e efekteve anësore të barnave që mund të detektohen nga profesionistët shëndetësor gjatë punës së tyre të përditshme.
Pas Prishtinës, MSc.Ph.Selvete Shuleta Qehaja , Mr.Ph Suliote Aliu Lahu nga departamenti i Farmakovogjilencës vizituan Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku zhvilluan një takim informues me mjekët e këtij Spitali, i cili u drejtua nga Drejtori, Dr Nisret Hajrullahu ne koordimim me farmacistin pergjegjes te barnatores se Spitalit te Gjilanit, Enver Rexha dhe me farmacisten pergjegjese Njomza Zhitija, nga barnatorja qendrore e QKUK-së.
Pas Takimit në Gjilan, kjo nismë informuese e Departamentit të Farmakovigjilencës dhe Barnatores Qëndrore të QKUK-së, vazhdoi edhe në Spitalin Rajonal të Pejës, ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e të gjitha reparteve të tij, udhëhequr nga drejtori i këtij Spitali, Dr Muhamet Halitaj- Psikiater, në koordinim me barnatoren qendrore të QKUK-së.
Pastaj, ky aktivitet vazhdoi edhe në Qendrat e Shëndetit mendor, në Prishtinë, Shtime, Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë dhe Ferizaj, drejtuar nga
Drejtori, Dr Besnik Stuja , në koordinim me shefen e barnatores qëndrore të QKUK-së, Znj, Arjeta Stanovci.
Të gjithë profesionistët e pranishëm, përveç informimit u pajisen edhe me nga një kopje të formularit për raportim të efekteve të dyshuara anësore, CIOMS (The Council for International Organizations of Medical Sciences) dhe me nga një kopje të udhëzuesit për detektimin dhe raportimin e efekteve anësore të barnave , i cili mund të shkarkohet edhe nga Webfaqja zyrtare e AKPPM-së, www.akppm.com apo edhe të mirret fizikisht në zyrën e Departamentit të Farmakovigjilencës në AKPPM.
Kjo nismë do të vazhdoj edhe me të gjitha Spitalet tjera Rajonale, për të përçuar tek të gjithë profesionistët shëndetësor rëndësinë e raportimit të efekteve anësore , me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës.