Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM) dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM) dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Agjenica e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML), përmes së cilës palët do të bashkëpunojnë duke shkëmbyer informacione iniciativat e reja legjislative dhe punët praktike në fushën e produkteve dhe paisjeve medicinale.

Ekspertët e të dy institucioneve, në kontakte të përbashkëta me njeri tjetrin do të shkëmbejnë përvojat praktike dhe do të informohen për çështjet me interes të përbashkët dhe do të identifikojnë problemet në procedurat me të cilat ballafaqohen, të cilat me konsultime të ndërsjella mund të jenë dobiprurëse.
Të dy institucionet mbështetur në këtë marrëveshje, vendosin:

  • Të bëhet shkëmbimi dhe edukimi i kuadrove të laboratorëve për analiza të ndryshme të produkteve medicinale.
  • Të bëhet furnizimi me standarde referente të produkteve medicinale të regjistruara përmes Agjencionit të Kosovës për Produkte Medicinale
  • Të bëhet shkëmbimi i përvojave për aplikimin e standardit ISO/IEC 17025 dhe normave të GLP.
  • Të bëhet shkëmbimi i përvojave të kuadrove të laboratorëve në punën praktike me instrumentet specifike të të dy palëve ( p.sh GC/MS, GC/FID, UHPLC, LCMS etj)
  • Të kryhen analiza të dyanshme të produkteve te ndryshme.
  • Të identifikohen probleme teknike të veçanta të cilat mund të përbëjnë bazën e projekteve të bashkëpunimit.