AKPPM bën pezullim të përkohshëm të Autorizim marketingut të disa produkteve të regjistruara, që asnjëherë nuk janë importuar

AKPPM bën pezullim të përkohshëm të Autorizim marketingut të disa produkteve të regjistruara, që asnjëherë nuk janë importuar

Bazuar në udhëzimin administrativ 01/2015- Autorizimi për Marketing për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, ka marrë vendim që të pezulloj 4 produkte medicinale pa paralele, ALEXAN “EBEËE” (Cytarabine) 50 mg/ml, Ampullë, MA 1848/080771, ALEXAN “EBEËE”,20 mg/ml, Ampullë, MA 1847/080771, METHOTREXAT’’“EBEWE” (Methotrexate) 100 mg/ml, Ampullë, MA 1920/080771, METHOTREXAT’’“EBEWE” (Methotrexate) 10 mg/ml, Ampullë, MA 1922/080771.

Me këtë pezullim është hapur mundësia që të gjithë qarkulluesit me shumicë të mund të aplikojnë për import të produkteve pa paralele.

Me këtë rast, inkurajojmë edhe kompanitë tjera që në rast se kanë kërkesë për produkte të caktuara, të cilat janë të regjistruara dhe asnjëherë nuk janë importuar, të lajmërojnë AKPPM-në.