AKPPM bën thirrje për përdorim sa më racional të antibiotikëve

Me rastin e javës botërore të Antibiotikëve, edhe Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, (AKPPM), i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës e posaçërisht mjekëve, për kujdes të shtuar në përshkrimin e panevojshëm të antibiotikëve.
Rezistenca ndaj antibiotikëve është një ndër kërcënimet më të mëdha të shëndetit global. Ajo po rritet me ritëm të frikshëm në të gjitha pjesët e botës.
Shfaqja dhe përhapja e mikrobeve rezistente ndaj antibiotikëve është kërcënim për ardhmërinë e fëmijëve tanë.
Java Botërore e Vetëdijësimit për Antibiotikët ka për qëllim të ngrisë vëtëdijësimin për rezistencën globale antimikrobike dhe të inkurajojë praktikat më të mira tek publiku, punëtorët shëndetsorë dhe vendimmarrësit për ta shmangur shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës ndaj antibiotikëve.