AKPPM me lidhje të kualitetit të lartë të internetit

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale me përkrahjen e Agjencionit për Shoqërinë e Informacionit ka bërë ndërrimin dhe shtimit e pajisjeve të reja të rrjetit, të cilat mundësojnë lidhje të kualitetit të lartë të internetit për nevojat e AKPPM-së.
Përfundimi i suksesshëm i këtij projekti është vetëm fillimi i një sërë projektesh të përbashkëta ndërmjet AKPPM-së dhe ASHI-së, të cilat kanë për qëllim rritjen e kualitetit të punës dhe transparences në procesin e punës të AKPPM-së, si dhe bashkërendimin e AKPPM-së me infrastrukturen kompjuterike të Institucioneve të Republikes së Kosovës.