NJOFTIM

Të nderuara palë të interesit,

Pas një pune disajavore është bërë harmonizimi me rregulloren e KE No.1234/2008  i modulit për variacione KMAG-18 kështu që në të ardhmen ju do të plotësoni aplikacionin sipas kërkesave të parapara me këtë rregullore .

Ky modul i përditësuar do të ju lehtësojë dhe përshpejtojë punën si palëve aplikuese ashtu edhe zyrtarëve që merren me shqyrtimin e tyre.

Pra një gjë e tillë do të na mundësojë që terminet për variacione të shkurtohen respektivisht edhe të hiqen pas një periudhe të adaptimit të palëve me modulin e përditësuar të variacioneve.

Ky përditësim i modulit mbi variacionet do të ju mundësoj palëve të interesit dhe zyrtarëve të AKPPM të heqin dilemat dhe mospajtimet për anën dokumentare të aplikimit për shkak se tani me modulin e ri janë të specifikuar të gjithë dokumentat e nevojshëm që nevojiten për një variacion të një tipi të caktuar sipas legjislacionit të BE.

Së shpejti Departamenti i Autorizimit për Marketing do të merret edhe me përditësimin e harmonizimin me legjislacionin aktual të BE të KMAG  moduleve tjera të UA 01-2015 .

Aplikimet me KMAG modulin e ri mbi variacionet mund të aplikohet nga ana e juaj që nga momenti i publikimit të tij në faqen zyrtare të AKPPM, kurse aplikacionet e vjetra nuk pranohen pas datës 20.03.2019.

Klikoni këtu për të shkarkuar Aplikacionin e ri për Variacione

Me respekt,

More