Vazhdojnë inspektimet nëpër subjektet farmaceutike të Kosovës

Vazhdojnë inspektimet nëpër subjektet farmaceutike të Kosovës

Duke u mbështetur në parimin për të mbrojtur shëndetin publik të popullatës, Inspektorati Farmaceutik i Agjencionit të Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM), me përpikëri vazhdon të kryej punën e tij, duke i vazhduar inspektimet në të gjitha subjektet farmaceutike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, të cilat veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në kundërshtim me ligjin.

Kësisoj, gjatë aktivitetit të sotëm, Inspektorati Farmaceutik i AKPM-së evidentoi parregullësi në subjektin farmaceutik me pakicë të produkteve dhe pajisjeve medicinal, barnatoren “Arti-S”, e cila nuk ka poseduar Licencë për ushtrimin e veprimtartisë së saj, prandaj edhe ka bërë mbylljen e saj.

Ndërsa, gjatë inspektimeve në Prizren dhe në Gjilan, nuk është hasur në ndonjë subjekt farmaceutik që vepron kundër ligjit.

Informojmë edhe njeherë të gjithë profesionitët dhe opinionin e gjërë, që Inspektorati Farmaceutik i AKPM-së, me të njëjtin intensitet do të vazhdoj të jetë i pranishëm në të gjitha subjektet farmaceutike që veprojnë në Kosovë, duke i ndëshkuar ato që nuk veprojnë konfrom ligjit.

More

Intensifikohet puna në Laboratorin e barnave në AKPM

Intensifikohet puna në Laboratorin e barnave në AKPM

Agjencioni i Kosovës për Produkte Medicinale(AKPM), siguron qytetarët e Kosovës, se është e përkushtuar maksimalisht për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit publik të tyre, përmes kontrollimit të detajuar të cilësisë së produkteve dhe pajisjeve medicinale që qarkullojnë në treg.

Informojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se cilësia e produkteve dhe pajisjeve medicinale që qarkullojnë në treg është e sigurtë, meqë prej janarit të këtij viti, është intensifikuar numri i analizave që bëhen në këtë laborator lidhur me mostrat e rastësishme të cilat mirren nga barnatoret apo depotë farmaceutike në Kosovë.

Prandaj, AKPM me menaxhmentin e saj dhe të gjithë profesionistët që punojnë në laboratorin për produkte medicinale, konfirmojnë edhe një herë se do të jenë gjithnjë në shërbim të interesave të qytetarëve duke zbatuar në përpikmëri legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

More

Inspektorati I AKPM-së përfiton nga përvoja e Inspektoratit farmaceutik të Polonisë

Inspektorati I AKPM-së përfiton nga përvoja e Inspektoratit farmaceutik të Polonisë

Në kuadër të projekteve të Komisionit Europian – Taiex projektet, sot filloi cikli I takimeve “Expert Mission on Pharmaceutical Inspection quality management – Misioni i ekspertëve në menaxhmentin e kualitetit të Inspektoratit Farmaceutik”, në të cilin AKPM ka përfituar asistencë nga inspektorati I Polonisë.

Në këtë projekt përfshihen takime, të cilat kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e inspektoratit, me synim në integrimet evropiane, përshirë këtu edhe legjislacionin Farmaceutik si pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

“Misioni i ekspertëve në menaxhmentin e kualitetit të Inspektoratit Farmraceutik”nga Polonia, kontributin e tyre për Inspektoratin e AKPM-së, do të vazhdojnë ta japin edhe më tej, duke ndikuar kësisoj në ngritjen profesionale të tyre.

More

Sqarim i opinionit nga AKPM

Sqarim i opinionit nga AKPM

Deklaratat e Inspektorit të AKPM-së, Basri Rexha dhënë gazetës “Tribuna” janë deklarata të papërgjegjshme dhe për këtë çështje do të kërkohet sqarim me shkrim nga ana e tij.

AKPM ka dëshmuar se në këta katër muajt e fundit maksimalisht ka zbatuar ligjshmërinë dhe është e përkushtuar në vendosjen e ligjshmërisë në sektorin Farmaceutik.

Njoftojmë gjithashtu profesionistët dhe opinionin se Inspektimet nga Inspektorati Farmaceutik do të vazhdojnë dhe nuk ka tendencë të ndaljes së tyre apo të minimizimit të çështjeve me rëndësi për mbrojtjen e shëndetit publik të popullatës.

More