Fillon së funskonuari sistemi online Barnatari

Pas një pune të gjatë dhe përgatitjeve të shumta, nga sot, 04 prill ka hyrë në funksion sistemi informativ për aplikim për licenca në AKPPM, Barnatari.
Fillimisht do të startohet me pjesën e Importit dhe Eksportit të Produkteve dhe Pajisjeve Medicinale, ndërsa në javët në vijim do të vazhdohet me licencimin e veprimtarive dhe me autorizimin për marketing.
Në sistem mund të qaseni përmes adresës http://barnatari.rks-gov.net.
Për asistencë mund të kontaktoni:
Për aprovim të llogarive të sistemit Barnatari, kontaktoni numrin 038 200 24 277.
Për produkte medicinale dhe autorizime për marketing, kontaktoni numrin 038 200 24 233.
Për çështje të fletëpagesave dhe pyetje të tjera të pagesave të tarifave, kontaktoni numrin 038 200 24 240.
Për çështje teknike të sistemit Barnatari,kontaktoni numrin 038 200 24 265.
Për çfarëdo asistence tjetër, mund të na kontaktoni përmes kësaj e-mail adrese (barnatari@rks-gov.net).

More

Kryeshefi Shala flet për rastin Shkreli

Kryeshefi ekzekutiv i AKPPM-së, Pharm-D Jeton Shala gjatë intervistës së sotme në emisionin e mëngjesit në RTK, zbuloi shumë të pathëna për rastin e shumë përfolur dhe aktual që bëri bujë në SHBA dhe jo vetëm e shqiptaro-amerikanit, Martin Shkreli. Në cilësinë e doktorit të farmacisë, Kryeshefi Shala dha opinionin e tij profesional përkitazi me këtë personazh i cili u bë shumë i njohur për opinionin gjithandej nëpër botë duke ngritë marramendësisht çmimin e një produkti medicinal, i cili rast ngjalli zemërim të madh tek populli amerikan. image-807327656e07e92b3605541a0564c0f6a34d0b49bba70e2e3a30a86ec38c5a31-V

More

Jeton Shala shpalos objektivat e AKPPM-së si dhe mbarvajtjen e marrëveshjes me Serbinë në Forumin Afarist të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë

Në Forumin afarist të nivelit të lartë në mes të dy odave ekonomike, asaj të Kosovës dhe Serbisë, i cili i filloi sot punimet e tij në Beograd, po merr pjesë edhe delegacioni nga Prishtina, i përbërë nga ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci, Kryetari i Odës ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Jeton Shala dhe përfaqësues nga Serbia.
Me këtë rast, Kryeshefi ekzekutiv i AKPPM-së, Jeton Shala, i njoftoi të pranishmit për sektorin farmaceutik në Kosovë, për procedurat administrative në Insitucionin që ai drejton si dhe për marrëveshjen e arritur në Bruksel për njohjen reciproke të çertifikatave të produkteve medicinale mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeshefi Shala, shpalosi poashtu objektivat e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale për vitet 2016-2019, ku sipas tij, prioritet do t’i jepet kontrollit të barnave.
Në këtë takim, u nënshkruan 2 marrëveshje bashkëpunimi, ai për ndërtim dhe energjetikë.12400317_947230628665982_1513643639_o 12414311_947230688665976_950291612_o

More

Kryeshefi i AKPPM-së prezanton në Konvetën ndërkombëtare të farmacisë në Stamboll të arriturat e Kosovës në fushën e farmacisë

12301590_790022944452893_9074146667963788645_n

12308275_790022937786227_3981687018238959267_n12308647_790022931119561_2558877363143805860_n

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Pharm-D Jeton Shala, mori pjesë në Konventën e dytë ndërkombëtare farmaceutike IVEK, të mbajtur në Stamboll të Turqisë, ku para të pranishmëve, mbajti një fjalim përshëndetës dedikuar ndihmës së vazhdueshme që shteti i Turqisë ofron për shëndetësinë Kosovare në përgjithësi.
“Jam i nderuar që në cilësinë e prijësit të AKPPM-së, sot flas para jush për të shprehur mirënjohjen time, të Institucionit që drejtoj, të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe të popullit tim, për kontributin tuaj të vazhdeshëm karshi nesh dhe shëndetësisë sonë në përgjithësi”, tha mes tjerash Shala, duke shtuar se një bashkëpunim të tillë do ta dëshironte edhe në të ardhmen, në mënyrë që edhe Kosova të mund të përfitojë nga ekspertiza e shtetit turk, për realizimin e reformave shëndetësore në përgjithësi dhe të sektorit farmaceutik në veçanti.
Kryeshefi Shala, poashtu i informoi të pranishmit se në AKPPM shumë shpejt do të nisë së funksionuari sistemi “On-line”,me emrin”Barnatari”, përmes së cilit edhe punonjësit e Agjencisë,por sidomos klientët që merren me këtë veprimtari, do ta kenë më të lehtë qasjen në dokumentacionet e tyre për lëndet përkatëse, duke nisur nga licencimi deri tek shkarkimi i licencave, certifikatave apo edhe të fletpagesave.
Konventa farmaceutike IVEK, mbledh së bashku farmacistë, shkenctarë farmaceutik, student dhe profesionistë të tjerë që merren me këtë profesion nga vendi dhe bota, ndërsa z.Shala ishte në këtë konferencë bashkë me një delegacion të profesionistëve të kësaj fushe nga Kosova.

More

Jeton Shala takohet me përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare Farmaceutike dhe OFK-në

Kryeshefi Ekzekutiv i AKPPM-së, Jeton Shala, priti sot në Institucionin që ai drejton, një delegacion të përbërë nga Mike Rouse nga SHBA, Drejtor Ekzekutiv për Çështje profesionale dhe Shërbime Ndërkombëtare nga Federata Ndërkombëtare Farmaceutike, Arijana Mestroviç –eksperte e farmacisë nga Kroacia si dhe Kryetarin e Odës së Farmacistëve të Kosovës, Zehadin Gashi me disa prej anëtarëve të odës.
Në këtë takim u diskutua për reformat që AKPPM po ndërmerrë si Institucion kyq i Farmaceutikës, përgjegjësive , synimeve për të ardhmen dhe krijimin e një rrjeti të bashkëpunimit, në mënyrë që AKPPM të mund të përfitojë nga ekspertiza e Federatës Ndërkombëtare farmaceutike.

More