Njoftim

Njoftojmë Qarkulluesit farmaceutik me pakicë që operojnë në Republikën e Kosovës se, bartësi i Autorizimit për Marketingut PharmaS Ltd ka njoftuar AKPPM-në se Klavo Phar 875/125 mg-tabletë e mbështjellur me seritë KTABV0015,KTABV0016 dhe KTABV0017 me afat të skadence 05/2018 nuk i plotëson standardet e deklaruara pranë Departamentit të Autorizimit për Marketing. Prandaj ju njoftojmë që këto seri të produktit të lartëcekur të mos tregtohen më tutje, por të tërhiqen nga tregu duke ju kthyer Qarkulluesit Farmaceutik me Shumicë prej të cilit janë furnizuar . Për informacione të mëtutjeshme, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.

More

AKPPM bën thirrje për përdorim sa më racional të antibiotikëve

Me rastin e javës botërore të Antibiotikëve, edhe Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, (AKPPM), i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës e posaçërisht mjekëve, për kujdes të shtuar në përshkrimin e panevojshëm të antibiotikëve.
Rezistenca ndaj antibiotikëve është një ndër kërcënimet më të mëdha të shëndetit global. Ajo po rritet me ritëm të frikshëm në të gjitha pjesët e botës.
Shfaqja dhe përhapja e mikrobeve rezistente ndaj antibiotikëve është kërcënim për ardhmërinë e fëmijëve tanë.
Java Botërore e Vetëdijësimit për Antibiotikët ka për qëllim të ngrisë vëtëdijësimin për rezistencën globale antimikrobike dhe të inkurajojë praktikat më të mira tek publiku, punëtorët shëndetsorë dhe vendimmarrësit për ta shmangur shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës ndaj antibiotikëve.

More

AKPPM nderon me Mirënjohje anëtarët e Bordit për Ankesa

Ud.Kryeshefi i AKPPM Arianit Jakupi ka nderuar me mirënjohje anëtarët e Bordit për Ankesa, avokatin Heset Mazrekaj, Prof.Dr.Shemsedin Dreshaj dhe Mr.Ph.Gjon Gega, për kontributin, bashkëpunimin profesional dhe përkushtimin e tyre si anëtarë të Bordit për Ankesa, prej vitit 2011 për zhvillimin e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

More

AKPPM licencon Barnatoren Qendrore të QKUK-së

Me rastin e licencimit të barnatores Qendrore të QKUK-së, e cila për herë të parë pajiset me Licencë nga kjo Agjenci – përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë, U.D Kryeshefi i AKPPM-së, Arianit Jakupi priti sot në AKPPM Drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Dr Curr Gjocaj, me ç’rast edhe e falenderoi për bashkëpunimin profesional që po bëhet në mes të SHSKUK-së dhe AKPPM-së. Pajisja me Licencë e barnatores qendrore,gjithashtu, bën që kjo barnatore të licencohet edhe për operim me barna narkotike, ku AKPPM dorëzon librat e operimit me narkotik që në mënyrë strikte paraqesin kontrollin e zinxhirit të narkotikeve prej ordinuesit-mjekut deri te pacienti. Gjatë takimit u diskutua edhe për shumë çështje të tjera të sektorit Farmaceutik dhe të shërbimeve që ofrohen nga AKPPM në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës. Me këtë rast, të parit të SHSKUK-së, U.D, kryeshefi Arianit Jakupi i dhuroi 500 kopje të regjistrit të barnave 4 dedikuar profesionistëve shëndetësorë që punojnë në SHSKUK, si ndihmesë në punën e tyre të përditshme gjatë përshkrimit të terapisë, ku mund ti gjejnë informatat më të reja lidhur me barnat të cilat janë të regjistruara në Kosovë, përkatësisht ato që posedojnë autorizimin për Marketing nga AKPPM.

More

AKPPM bën vlerësimin e kushteve të prodhimit edhe në shtetet e huaja

Pas vlerësimeve për plotësimin e kushteve të praktikës së mirë të prodhimit të prodhuesve në Maqedoni dhe Shqipëri, Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, (AKPPM), vazhdon me këtë veprimtari edhe në shtete tjera
Një nga veprimtaritë për të cilat AKPPM është kompetente, është edhe licencimi i veprimtarive në sektorin Farmaceutik, për cfarë paraprakisht duhet verifikuar kushtet e parapara sipas legjilacionit në fuqi, të cilin deri vonë e ka kryer Inspektorati Farmaceutik, por me ligjin e ri për Produkte dhe Pajisje Medicinale 04/L-190, Inspektorati eshte pjese e Ministrisë së Shëndetësisë dhe bën vetëm mbikëqyrjen, kurse licencimin e bën AKPPM për të shmangur konfliktin e subjektit të njëjtë që lincencon dhe atij që Inspekton.
Andaj me këtë rast, pas kërkesës së përsëritur për licencim dhe rekomandimeve të vazhdueshme të AKPPM-së për zbatim të kritereve të kërkuara përkitazi me përmirësimin e kushteve të prodhimit nga subjekti Prima Pharm, AKPPM ka derguar dy zyrtarë nga departamenti i licencimit për të bërë këtë vlerësim në Kinë, aty ku bëhet furnizimi i lëndës së parë.
Kjo paraktikë, vjen pas trajnimeve te shumta nga Inspektoret e BE (programi TAIEX) nga I cili, AKPPM ka pëfituar shumë.
Në këtë mënyrë, AKPPM do te vazhdoje të bëjë vlerësimin e kushteve të prodhimit, jo vetëm tek prodhuesit por edhe tek importuesit, sidomos të atyre qe janë jashtë BE-së.
Vlerësime të këtilla, së shpejti do të bëhen edhe në Bosnë e Turqi.

More