Nënshkruhet në Podgoricë Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të dy agjencive të barnave AKPPM dhe CALIMS.

Nënshkruhet në Podgoricë Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të dy agjencive të barnave AKPPM dhe CALIMS.

Podgoricë, 21 Nëntor 2014

Me ftesë të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale të Malit të Zi – CALIMS Z.Milorad Drljevic, një delegacion nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale – AKPPM, i përbërë nga UD. Kryeshefi Ekzekutiv Arianit Jakupi, drejtori i departamentit të Licencimit, Dukagjin Zabergja dhe zyrtari nga AKPPM, Astrit Iljazi. kanë qëndruar në Podgoricë
Qëllimi i kësaj vizite ka qenë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy Agjencive, me ç’rast edhe filluan hapat e parë të tij në fushën e laboratorit për kontrollin e cilësisë, edukimit të vazhdueshëm, farmakovigjilencën etj.