AKPPM shpallet fituese me projektin Barnatari

 

 

media-share-0-02-05-2e196b8664f6882d54f0749ea4adb032fb95f220d750f3bd7bb7...  

Në garën mbarëkombëtare Albanian National ICT Awards, Projekti Barnatari- Sistemi i Digjitalizimit të proceseve të punës dhe aplikimi online, i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, u shpall fitues në kategorinë Shërbimi Publik i vitit. Kjo mbrëmje Gala mblodhi pjesëmarrës dhe të ftuar special nga bota e ICT-së, biznesit, akademisë, administratës publike, shoqërisë civile dhe medias. Sistemi Barnatari është produkt i cili mundëson shërbimin online ndaj bizneseve farmaceutike që operojnë në Republikën e Kosovës. Është implementuar nga ekipi i kompanisë vendore KOMTEL Project Engineering sipas parimit TurnKeySolution, ndërsa është financuar nga AKPPM.
Bizneset me anë të këtij sistemi aplikojnë online për Lejet e Importit dhe Eksportit të Produkteve dhe Pajisjeve farmaceutike, Licencim të veprimtarive dhe për Autorizimin e Produkteve medicinale për përdorim në territorin e Kosovës.
Procesi i aplikimit kalon nëpër disa faza: plotësimi i formularëve, varësisht nga tipi i aplikimit, ngarkimi i dokumentacioneve të nevojshme dhe pagesat online.
Pas fazës së aplikimit, aplikacioni kalon në procedurat e zyrtarëve të AKPPM-së, përmes procedurës së digjitalizuar ëorkfloë, e cila kalon nëpër disa nivele të aprovimit. Pas secilit nivel bëhet vlerësimi nga zyrtari përkatës i kushteve për të kaluar në nivelin tjetër. Nëse kushtet plotësohen, kalohet në nivelin e ardhshëm, nëse nuk plotësohen aplikacioni mund të kthehet tek biznesi për plotësim të kushteve apo mund të refuzohet. Nëse aplikacioni i kalon me sukses të gjitha nivelet e aprovimit, biznesi nga llogaria e tij mund ta shkarkoj licencën përkatëse nga sistemi. Me sistemin Barnatari është rritur efikasiteti dhe saktësia e punëve të zyrtarëve të AKPPM-së që kanë të bëjnë me aktivitetet të cilat i kryen ky sistem dhe poashtu janë eliminuar gabimet në raportet e ndryshme statistikore në lidhje me sasinë dhe llojet e produkteve dhe pajisjeve medicinale të cilat përdoren në Kosovë. Bizneset mund ti kryejnë të gjitha procedurat për importin dhe eksportin e produkteve medicinale online nga zyrat e tyre .
Është digjitalizuar dhe janë në kontroll të plotë sasia e Banderolave të cilat lëshohen nga AKPPM për produktet të cilat do të përdoren nga qytetarët e Kosovës.
Albanian ICT Awards është një garë unike për nga karakteri dhe dedikimi, që ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar, udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së. Sistemi shpërblyes i këtij evenimenti realizohet përmes një përzgjedhje të paanshme dhe rigoroze nga një juri e përbërë nga figura të shquara të komunitetit ICT në vend, bazuar në kritere të veçanta etike dhe profesionale të vlerësimit.
Përveç shpërblimit që iu nda AKPPM-së, në këtë Gala mbrëmje u ndanë edhe 7 shpërblime të tjera.