Njoftim per produktet me permbajtje HES

Të nderuar,

Produktet me përmbajtje Hydroxyethyl starch janë pezulluar nga AKPPM me dt.21.03.2018 sipas rekomandimeve të EMA-së por në ndërkohë EMA përmes komisioneve (CMDh) del me një rekomandim të ri dhe masa të reja lidhur me produktet me përmbajtje HES  për mbrojtje të pacientëve:

CMDh ka vendosur që tretësirat me përmbajtje  Hydroxyethyl starch (HES) për infuzion të mbeten në treg me kusht që të zbatohet një kombinim i masave shtesë për të mbrojtur pacientët. Kjo ndjek një reflektim të mëtejshëm, në konsultim me Shtetet Anëtare të BE-së, nëse do të ishte e mundur të futeshin masa të reja që do të zvogëlonin efektivisht rreziqet me këto barna.

Më poshtë gjeni linkun e EMA-së ku mund ti shiqoni masat që duhet të ndërmerrni dhe në momentin e plotësimit të këtyre rekomandimeve I sjellni në AKPPM dokumentet e nevojshme me masat plotësuese që të hiqet pezullimi i produktit.
https://www.ema.europa.eu/en/medicines/human/referrals/hydroxyethyl-starch-hes-containing-medicinal-products

Bashkangjitur e keni edhe listën e produkteve që kanë përmbajtje HES
Lista HES (klikoni këtu për të shkarkuar)

 

More