Hiqen terminet për aplikime në Departamentin e Autorizimit për Marketing

Pas një periudhe prej  tri vite e gjysmë “TERMINE” ju njoftojmë se Departamenti i Autorizimit për Marketing i heq sërish terminet e pritjes për aplikime në këtë Departament.

Nga data 18.03.2019 terminet për aplikime do të jenë për të gjitha palët e interesit me numër të pakufizuar të aplikimeve sipas orareve të mëposhtme :

E hënë                   Ora  09:00-11:30    aplikimet për Variacione

                               Ora  13:30- 15:00   aplikimet për MA, Ripërtritje, Extension

E martë                 Ora  09:00-11:30    aplikimet për Variacione

                               Ora  13:30- 15:00   aplikimet për MA, Ripërtritje, Extension

E enjte                  Ora  09:00-11:30     aplikimet për Variacione

                               Ora  13:30- 15:00    aplikimet për MA, Ripërtritje, Extension

Kurse në ditët e javës të mërkurën dhe të premten nuk do të pranohen  palë për aplikime,  me përjashtim të atyre që kanë caktuar termine në të kaluarën e datat u bien në këto ditë pune.

Ata të cilët kanë pasur termine të caktuara për aplikime të MA, Ripërtritje, Ekstensione gjatë kohës së paradrekës të spostohen me aplikime në orët e pasdites sipas orarit të mësipërm dhe anasjelltas për aplikimet me Variacione.

Shpresojmë që pas një kohe të ju informojmë sërish me lajme të mira rreth rritjes së cilësisë së shërbimeve ndaj palëve të interesit .

More

Njoftim per aplikimin online përmes sistemit të barnatarit

Të Nderuar,

Ju njoftoj se nga data 01.03.2018 do të fillojm me aplikimin online përmes sistemit të barnatarit  https://barnatari.rks-gov.net në modulin e  Marketing Autorizimit. Aplikimi online bëhet sipas kërkesave të juaj për termine të caktuara përmes emailit(sikurse deri tani).

Për të pasur mundësi për të aplikuar online të gjithë përfaqësusesit e autorizuar nga Bartësi i Marketing Autorizimit ( MA Holder) janë të obliguar të regjistrohen për hapjen e shfrytëzuesit (User) në sistemin e barnatarit.

 

More