Ftesë për media

Federata Internacionale e Farmacisë i inkurajon fuqishëm të gjithë farmacistët në tërë globin që të marrin pjesë në Ditën Botërore të Farmacistëve – 25 Shtatori. Tema e këtij viti është: “Të pasurit qasje te farmacistët është qasje në shëndet“.
Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me AKPPM, Odën e Farmacistëve, Shoqatën Farmaceutike, Shoqatën e distributorëve farmaceutik dhe prodhuesit vendor, do të organizojnë një tryezë ku do të diskutohet për politikën nacionale të farmacisë dhe drejtimin që po i jepet farmacisë për vitet 2015 – 2020.
Tryeza mbahet, të enjten, në ora 14:00 në Ministrinë e Shëndetësisë, salla nr. 128, duke filluar nga ora 14:00.

Jeni të mirëseardhur!