Hapa pozitiv drejt përmirësimit të cilësisës së shërbimit ndaj palëve në AKPPM dhe në Departamentin e Autorizimit për Marketing


Ndryshimet në menaxhmentin e AKPPM nga Ministri i Shëndetësisë z.Uran Ismaili kanë rritur cilësinë e shërbimeve ndaj palëve të interesit fillimisht me blerjen e katër printerëve të rinj për shtypjen e banderolave ku pritjet për marrjen e banderolave nga depot farmaceutike importuese nga pritja prej dy muajve për marrjen e tyre në AKPPM , sot jepen brenda 24 orëve!

Këto ndryshime tani kanë filluar të japin rezultate edhe në Departamentin e Autorizimit për Marketing, duke e rritur numrin e pranimit të aplikimeve ditore  për regjistrim të produkteve farmaceutike nga 3 pranime të aplikacioneve  është rritur në 10 pranime të tyre dhe si rezultat i këtij veprimi është ulur afati i termineve për aplikim nga palët prej 6 muaj pritje për aplikim në një muaj.

Në Departamentin e Autorizimit për Marketing poashtu kanë filluar punën për harmonizimin e aplikacioneve dhe KMAG moduleve të variacioneve me legjislacionin e BE, gjë e cila do të lehtësojë aplikimin e palëve me variacione si dhe procesimin e tyre më të shpejtë.