Inspektorati Farmaceutik dhe AKPPM bëjnë thirrje që të gjitha subjektet farmaceutike të veprojnë në bazë të legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës

Inspektorati Farmaceutik dhe AKPPM bëjnë thirrje që të gjitha subjektet farmaceutike të veprojnë në bazë të legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës do t’i ndërmarr të gjitha masat që të mbroj prodhuesit vendor farmaceutik dhe t’u mundësojë atyre funksionimin e papenguar.

Në këtë drejtim, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, në kuadër të bashkëpunimit ndërqeveritar dhe Protokollit të bashkëpunimit midis dy ministrive të shëndetësisë (të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë), do ta përsëris kërkesën për sigurimin e partneritetit konstruktiv në sektorin farmaceutik ndërmjet dy shteteve, duke mundësuar eksportin e produkteve farmaceutike nga Kosova në Republikën e Shqipërisë.

Ministria e Shëndetësisë thekson se prodhuesi i produkteve medicinale “Trepharm” nga Kosova i plotëson të gjitha standardet e praktikës së prodhimit të mirë, të përcaktuara me direktivat evropiane dhe kjo e bazuar edhe në inspektimet e verifikuara edhe nga inspektorë ndërkombëtar të fushës së farmacisë.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës shpreh pritjen se situata e krijuar rreth rastit të prodhuesit “Trepharm”, i cili është ankuar tek autoritetet e shtetit shqiptar për vështirësi në pasimin e produkteve në tregun e Shqipërisë, do të tejkalohet në mënyrë urgjente në pajtim me legjislacionin në fuqi të dy shteteve.