Inspektorati i AKPPM-së intensifikon inspektimet gjithandej Kosovës

Inspektorati  i AKPPM-së intensifikon inspektimet gjithandej Kosovës

Gjatë 3 javëve të fundit, Inspektorati Farmaceutik i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, ka intensifikuar aktivitetet duke kryer shumë inspektime në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Vetëm gjatë këtyre ditëve, janë bërë 42 inspektim- pranime në barnatore dhe depo farmaceutike, 11 inspektime AD-HOC, 3 inspektime të GMP-së, janë shqiptuar 7 gjoba, në pika doganore për kontroll janë verifikuar 310 lëndë të importit, si dhe 11 herë janë inspektuar barnatoret në prezencë të Njësiitit të Policisë të hetimeve dhe krimeve ekonomike.

Inspektorati Farmaceutik i AKPPM-së, do të vazhdoj të jetë i pranishëm në çdo depo dhe barnatore, të cilat veprojnë në Kosovë, për të ruajtur shëndetin publik të popullatës së saj.