Jeton Shala pranon zyrtarisht detyrën si kryeshef i AKPPM-së

Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku për kryeshef të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale u emërua Jeton Shala, sot në AKPPM u bë pranim dorëzimi i detyrës nga tashmë ish –u,d.kryeshefi i kësaj agjencie, Arianit Jakupi, kryeshefit të sapozgjedhur, Jeton Shala. Pranim-dorëzimi i detyrës u bë në prani të Zëvendës Ministrit të Shëndetësisë, Izet Sadiku, të cilët diskutuan për punën që është bërë gjatë këtyre dy viteve nën udhëheqjen e Arianit Jakupit, për projektet që janë realizuar e që pritet të realizohen në të ardhmen. IMG_1585