Jeton Shala shpalos objektivat e AKPPM-së si dhe mbarvajtjen e marrëveshjes me Serbinë në Forumin Afarist të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë

Në Forumin afarist të nivelit të lartë në mes të dy odave ekonomike, asaj të Kosovës dhe Serbisë, i cili i filloi sot punimet e tij në Beograd, po merr pjesë edhe delegacioni nga Prishtina, i përbërë nga ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci, Kryetari i Odës ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Jeton Shala dhe përfaqësues nga Serbia.
Me këtë rast, Kryeshefi ekzekutiv i AKPPM-së, Jeton Shala, i njoftoi të pranishmit për sektorin farmaceutik në Kosovë, për procedurat administrative në Insitucionin që ai drejton si dhe për marrëveshjen e arritur në Bruksel për njohjen reciproke të çertifikatave të produkteve medicinale mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeshefi Shala, shpalosi poashtu objektivat e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale për vitet 2016-2019, ku sipas tij, prioritet do t’i jepet kontrollit të barnave.
Në këtë takim, u nënshkruan 2 marrëveshje bashkëpunimi, ai për ndërtim dhe energjetikë.12400317_947230628665982_1513643639_o 12414311_947230688665976_950291612_o