Jeton Shala takohet me përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare Farmaceutike dhe OFK-në

Kryeshefi Ekzekutiv i AKPPM-së, Jeton Shala, priti sot në Institucionin që ai drejton, një delegacion të përbërë nga Mike Rouse nga SHBA, Drejtor Ekzekutiv për Çështje profesionale dhe Shërbime Ndërkombëtare nga Federata Ndërkombëtare Farmaceutike, Arijana Mestroviç –eksperte e farmacisë nga Kroacia si dhe Kryetarin e Odës së Farmacistëve të Kosovës, Zehadin Gashi me disa prej anëtarëve të odës.
Në këtë takim u diskutua për reformat që AKPPM po ndërmerrë si Institucion kyq i Farmaceutikës, përgjegjësive , synimeve për të ardhmen dhe krijimin e një rrjeti të bashkëpunimit, në mënyrë që AKPPM të mund të përfitojë nga ekspertiza e Federatës Ndërkombëtare farmaceutike.