Kosova larg rrezikut nga vaksina e gripit–:–>

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) njofton opinionin e gjërë dhe profesionistët shëndetësor se në Kosovë nuk ka pasur asnjë import të vaksinës së gripit për të cilën dyshohet se ka pasur disa raste të vdekjeve në Kroaci.
Sipas Agjencisë Europiane të Barnave – EMA-deri tani nuk ka evidencë e cila mund të lidhë shkakun e vdekjeve me këtë lloj vaksine.
Komiteti i farmakovigjilencës për vlerësimin e rrezikut – Pharmacovigilance Risk Assesment Committee (PRAC) nga EMA është mbledhur dje për të vlerësuar sigurinë e vaksines, me ç’rast edhe AKPPM do të vazhdoj të jetë në kontakt me Agjencinë Evropiane të Barnave dhe do të veproj sipas rekomandimeve të cilat do të merren, edhe pse ky produkt nuk gjendet në Republikën e Kosovës.