Kryeshefi i AKPPM-së, Jeton Shala i pranishëm në takimin koordinues me komunitetin e donatorëve

Kryeshefi Ekzekutiv i AKPPM-së, Pharm-D Jeton Shala, morri pjesë në takimin koordinues me komunitetin e donatorëve ndërkombëtarë në shëndetësi, në të cilin u bë prezantimi i Kornizës logjike të veprimeve që dalin nga Strategjia Sektoriale Shëndetësore 2015-2020 dhe Plani i Veprimit.
Akterët e përfshirë në reformën shëndetësore kanë dhënë vizionin e tyre lidhur me arritjen e objektivave të parapara në reformën shëndetësore.
Në këtë takim,të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, përveç Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Imet Rrahmani, të pranishëm ishin edhe ambasadorë, donatorë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë.