Kryeshefi i AKPPM-së prezanton në Konvetën ndërkombëtare të farmacisë në Stamboll të arriturat e Kosovës në fushën e farmacisë

12301590_790022944452893_9074146667963788645_n

12308275_790022937786227_3981687018238959267_n12308647_790022931119561_2558877363143805860_n

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Pharm-D Jeton Shala, mori pjesë në Konventën e dytë ndërkombëtare farmaceutike IVEK, të mbajtur në Stamboll të Turqisë, ku para të pranishmëve, mbajti një fjalim përshëndetës dedikuar ndihmës së vazhdueshme që shteti i Turqisë ofron për shëndetësinë Kosovare në përgjithësi.
“Jam i nderuar që në cilësinë e prijësit të AKPPM-së, sot flas para jush për të shprehur mirënjohjen time, të Institucionit që drejtoj, të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe të popullit tim, për kontributin tuaj të vazhdeshëm karshi nesh dhe shëndetësisë sonë në përgjithësi”, tha mes tjerash Shala, duke shtuar se një bashkëpunim të tillë do ta dëshironte edhe në të ardhmen, në mënyrë që edhe Kosova të mund të përfitojë nga ekspertiza e shtetit turk, për realizimin e reformave shëndetësore në përgjithësi dhe të sektorit farmaceutik në veçanti.
Kryeshefi Shala, poashtu i informoi të pranishmit se në AKPPM shumë shpejt do të nisë së funksionuari sistemi “On-line”,me emrin”Barnatari”, përmes së cilit edhe punonjësit e Agjencisë,por sidomos klientët që merren me këtë veprimtari, do ta kenë më të lehtë qasjen në dokumentacionet e tyre për lëndet përkatëse, duke nisur nga licencimi deri tek shkarkimi i licencave, certifikatave apo edhe të fletpagesave.
Konventa farmaceutike IVEK, mbledh së bashku farmacistë, shkenctarë farmaceutik, student dhe profesionistë të tjerë që merren me këtë profesion nga vendi dhe bota, ndërsa z.Shala ishte në këtë konferencë bashkë me një delegacion të profesionistëve të kësaj fushe nga Kosova.