Kryeshefi Shala flet për rastin Shkreli

Kryeshefi ekzekutiv i AKPPM-së, Pharm-D Jeton Shala gjatë intervistës së sotme në emisionin e mëngjesit në RTK, zbuloi shumë të pathëna për rastin e shumë përfolur dhe aktual që bëri bujë në SHBA dhe jo vetëm e shqiptaro-amerikanit, Martin Shkreli. Në cilësinë e doktorit të farmacisë, Kryeshefi Shala dha opinionin e tij profesional përkitazi me këtë personazh i cili u bë shumë i njohur për opinionin gjithandej nëpër botë duke ngritë marramendësisht çmimin e një produkti medicinal, i cili rast ngjalli zemërim të madh tek populli amerikan. image-807327656e07e92b3605541a0564c0f6a34d0b49bba70e2e3a30a86ec38c5a31-V