Mbyllet një barnatore në Podujevë

Mbyllet një barnatore në Podujevë

Inspektorati farmaceutik, gjatë inspektimit të përditshëm të tij, hasi në disa shkelje ligjore në subjektin farmaceutik “Euro-Pharm”, në Podujevë.

Meqë kjo barnatore veprimtarinë e saj ishte duke e ushtruar në kundërshtim me kriteret që kërkohen në udhëzimin administrativ 14/2013, pa licencë profesionale të lëshuar nga AKPPM, në mungesë të farmacistit përgjegjës dhe me posedim të barnave me banderola të Serbisë, Inspektorati farmaceutik, barnatores në fjalë ia ndaloi veprimtarinë e mëtejme, duke i konfiskuar të gjitha produktet me të drejtë dhe pa të drejtë qarkullimi.

Inspektorati Farmaceutik dhe AKPPM bëjnë thirrje që të gjitha subjektet farmaceutike të veprojnë në bazë të legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës.