Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes tri Institucioneve Shtetërore

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor   Dogana e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale, nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi, përfaqësuar nga krerët e këtyre 3 Institucioneve, Z.Lulzim Rafuna, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Valdet Gjinovci, Kryeshef i AVUK-ut si dhe z.Jeton Shala, Kryeshef Ekzekutiv i AKPPM-së. Qëllimi i këtij Memorandumi është forcimi i bashkëpunimit, shkëmbimit të informatave dhe përvojave ndërmjet palëve për të siguruar mbikëqyrjen dhe kontrollin më efikas të mallrave të importit dhe eksportit, në dhe nga territori doganor i Republikës së Kosovës me qëllim të thjeshtësimit të procedurave, si dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të mallrave. Gjatë ushtrimit të bashkëpunimit të tyre palët do t’ i komunikojnë njëri tjetrit të dhënat që kërkohen për thjeshtësimin e procedurave për lehtësim të tregtisë dhe lëvizjes së lirë të mallrave. Palët, ndërmarrin veprime që në mënyrë periodike të përditësojnë listën e mallrave që i nënshtrohen inspektimit nga autoritetet respektive, përfshirë edhe dokumentet obligative që i shoqërojnë këto mallra. Palët marrin obligim që të njoftojnë njëra tjetrën për mallrat që priten të arrijnë dhe për ato që gjenden në tregun e Republikës se Kosovës, të cilat nuk janë ose dyshohet se janë në pajtim me legjislacionin Brenda 15 ditëve nga data e hyrjes në fuqi e këtij Memorandumi, palët caktojnë zyrtarët e tyre kontaktues. Shkëmbimi i të dhënave duhet të bëhet në kohë reale, duke përdorur formatin, formën dhe standardin e komunikimit të ofruar siç parashihet në Shtojcat e Bashkëpunimit Teknik të këtij |Memorandumi. Objekt i shkëmbimit nuk mund të jenë të dhënat dhe informatat të cilat Dogana e Kosovës ka marrë obligim nga ligji dhe marrëveshjet ndërkombëtare që ti mbroj dhe ti përdorë për qëllime të veta. Shkëmbimi i të dhënave të realizuara nga palët, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe palëve tjera të CEFTA-së do të administrohet dhe realizohet nga Dogana e Kosovës. Mbështetja teknike do të realizohet nga burimet e teknologjisë informative në dispozicion të palëve dhe/ose burimet tjera të siguruara nga buxheti i institucionit përkatës apo donatorëve. Palët bashkëpunojnë në përgatitjen e të gjitha të dhënave që nevojiten për kryerjen e analizave të rrezikut dhe aktiviteteve tjera, që mund të përmirësojnë vëzhgimin dhe identifikimin në fushat përkatëse. Njësitë respektive të inspektimit obligohen të njoftojnë njëra tjetrën për mallrat që referohen në paragrafin 1 të këtij neni, e të cilat paraqesin rrezik ose nuk i përmbushin kërkesat ligjore, Dogana e Kosovës duhet të njoftoj institucionet përgjegjëse palë të këtij Memorandumi për mallrat që referohen në paragrafin 1 të këtij neni, bazuar në informatat e pranuara, sapo që ato të jenë identifikuar gjatë procedurave doganore, përfshirë edhe informatat e marra nga administratat doganore të shteteve tjera, brenda shkëmbimit të lejuar të atyre të dhënave. Palët shkëmbejnë informata mbi rezultatet e aktiviteteve të ndërmarra si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe përgatisin raporte dhe analiza përkatëse.