Oda e Farmacistëve të Kosovës gjen përkrahje nga AKPPM

Në takimin që u zhvillua sot në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale me Kryetarin e Odës së Farmacistëve të Kosovës, Zehadin Gashin dhe Nënkryetarin, Armend Jashari, Kryeshefi i AKPPM-së, Jeton Shala, u zotua për bashkëpunim të mirëfilltë në dobi të sektorit farmaceutik.