Departamenti i Farmakovigjilencës

Departamenti i Farmakovigjilencës

Farmakovigjilenca

Një aspekt i rëndësishëm i rregullimit të barnave në Kosovë, është ”farmakovigjilenca”, e cila është shkencë dhe aktivitet që merret me detektimin, vlerësimin, të kuptuarit dhe parandalimin e efekteve anësore ose të çfarëdo problemi tjetër të lidhur me barin.

Farmakovigjilenca është pjesë integrale e programeve të shëndetit publik në shumë vende të botës dhe pjesë e rëndësishme e politikës për barna në kuadër të një shteti.

Është themeluar në vitin 2006, ndërkaq si departament filloi së funksionuari në vitin 2007 me Udhëzimin Administrativ Nr. 2006/08 “Farmakovigjilenca e Produkteve Medicinale për Përdorim Human”

Ky departament ka për qëllim ngritjen e kujdesit dhe sigurisë së pacientit në raport me përdorimin e barnave dhe me të gjitha intervenimet mjekësore dhe paramjekësore,ngritjen e nivelit të Shëndetit Publik dhe sigurisë në raport me përdorimin e barnave, zbulimin e problemeve të lidhura me përdorimin e barnave dhe komunikimi i tyre në mënyrë adekuate dhe me kohë, kontributin në vlerësimin e benefitit, dëmit, efektivitetit dhe rrezikut nga përdorimi i barnave, në kuptim të parandalimit të efektit të dëmshëm dhe potencimit të benefitit të përdorimit të barit, inkurajimi dhe promovimi i përdorimit të sigurtë, racional dhe më efektiv (përfshirë edhe kost-efektivitetin) të barnave, dhe promovimin e medotodologjisë së raportimit të efekteve anësore, edukimin dhe trajnimin klinik të stafit mjekësor dhe pacientëve në farmakovigjilencë dhe komunikimin efektiv të këtyre raporteve në opinionin publik.

Burim i rëndësishëm i informatave të reja për arritjen e këtyre objektivave është raportimi i efekteve anësore të dyshimta të produkteve medicinale nga profesionistët shëndetësorë

Ju lutem klikoni këtu për shkarkimin e dokumenteve.