Departamenti i Narkotikëve

Departamenti i Narkotikëve

Veprimtaria e Departamentit të Licencimit është e bazuar në Ligjin për barna narkotike, substanca psikotrope dhe precursorë 02/L-128, Konventat e Kombeve të Bashkuara dhe Direktivat e Komisionit dhe Parlamentit Evropian.

Departamenti është përgjegjës për zhvillimin e politikave dhe legjislacionit për rregullimin e prodhimit, importit, qarkullimit me shumicë dhe pakicë, aplikimit në institucionet shëndetësore si dhe shpërndarjen dhe përshkrimin e recetave.

Në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin farmaceutik për produkte dhe pajisje medicinale, Inspektoratin Shëndetësorë, Policinë e Kosovës dhe Doganat e Kosovës, kujdeset për implementimin e dispozitave të përcaktuara me legjislacionet aktuale.