Departamenti Licencimit dhe Pajisjeve

Departamenti Licencimit dhe Pajisjeve

Departamenti i Licencimit është përgjegjës për lëshimin e licencave për veprimtari dhe lejeve për import/ eksport të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Poashtu është përgjegjës për përgatitjen dhe lëshimin e licencave për veprimtari për produkte dhe pajisje medicinale, për prodhues, qarkullues me shumicë dhe pakicë, duke u bazuar në Ligjin për Produkte dhe Pajisje medicinale dhe aktet nënligjore që rrjedhin nga ky ligj.

Licenca për veprimtari lëshohet pas vlerësimit për plotësimin e kushteve të parapara me legjislacion nga ana e Inspektoratit Farmaceutik për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Departamenti i Licencimit është përgjegjës për shqyrtimin dhe lëshimin e lejeve për import/eksport të produkteve medicinale që posedojnë çertificate të autorizim marketingut, pajisjeve medicinale, reagjentëve, suplementeve dietale, barnave herbale. Gjithashtu shqyrton dhe përgatitë lejet e importit për produkte dhe pajisje medicinale për listen esenciale dhe për donacione, në kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe për terapi individuale. Përgatitja e aplikacioneve për lëshimin e lejeve të importit është e mbështetur në Ligjin për Produkte dhe Pajisje medicinale dhe akteve nënligjore që rrjedhin nga ky ligj.

Ju lutem vizitoni sektorin e publikimeve:
Qarkulluesit me shumicë ose Depot e Licencuara