Departamenti i Laboratorit Zyrtar

Departamenti i Laboratorit Zyrtar

Laboratori Zyrtar për Produkte dhe Paisje Medicinale– LZPPM

Është formuar në Shtator të vitit 2004 në pajtim me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale 2003/26, ndërkaq funksionalizimi I plotë i tij është bërë në Prill të vitit 2008.
Që nga ajo kohë, ka vazhduar puna në mënyrë të rregullt, varësisht nga kërkesat e organeve kompetente.

Misioni I LZPPM-së është kontrollimi dhe sigurimi i kualitetit të produkteve dhe pajisjeve medicinale duke u bazuar në standarde, legjilacione, direktiva dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës.

LZPPM-së ka një organizim të brendshë, të përbërë prej një stafi prej 7 antarëve, ku përfshihen; Drejtori i departamentit, Menaxheri i Cilësisë si dhe Udhëheqësit e sektorëve.

LZPPM-ja përbëhet nga:

– Divizioni për Sigurimin e Kualitetit

– Divizioni Kimi-Farmaci

– Divizioni Biofarmaci/Teknologji

– Divizioni Mikrobiologji/Biologji

Aplikacionet:

Anekset:

Aneks_I_-_LISTA_E_TARIFAVE_PER_KONTROLLIN_E_CILESISE

Aneks_II_-_UDHEZIMET_PER_APLIKIM_PER_KONTROLL_TE__CILESISE

Mr ph Lutfi Mulaku

Drejtor I Laboratorit I të Kontrollit të Cilësisë

I diplomuar në Fakultetin Farmaceutik në Universitetin e Sarajevës

Email: Lutfi.Mulaku@rks-gov.net

Tel: 038-512-134