AKPM dhe HALMED nënshkruan Protokollin për bashkëpunim në fushën e produkteve dhe pajisjeve medicinale

AKPM dhe HALMED nënshkruan Protokollin për bashkëpunim në fushën e produkteve dhe pajisjeve medicinale

Agjenica e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kroate të Produkteve Medicinale – HALMED, përmes së cilës palët do të bashkëpunojnë duke shkëmbyer informacione mbi autorizimin për marketing për produkte dhe paisje medicinale, kontrollën e cilësisë së produkteve medicinale, farmakovigjilencën, informimin e punonjësve shëndetësorë dhe edukimin e punonjësve shëndetësorë në lidhje me produktet dhe paisjet medicinale.

Palët, poashtu do të shkëmbejnë informacione mbi iniciativat e reja legjislative dhe punët praktike në fushën e produkteve dhe paisjeve medicinale.

Ekspertët e të dy agjencive, në kontakte të përbashkëta me njeri tjetrin do të shkëmbejnë përvojat praktike dhe do të informohen për çështjet me interes të përbashkët dhe do tëidentifikojnëproblemet nëprocedurat me të cilat ballafaqohen, të cilat me konsultime të ndërsjella mund të jenë dobiprurëse.

Lini një Përgjigje