AKPM e përkushtuar drejt realizimit të misionit të saj

AKPM e përkushtuar drejt realizimit të misionit të saj

Departamenti i Autorizimit për Marketing garanton që të gjitha produktet e miratuara përmes legjilacionit të ri, janë cilësore dhe të një niveli perendimor.

Përderisa në të kaluarën, për shqyrtimin dhe miratimin e të drejtës për marrje të Marketing Autorizimit, është pritur me muaj të tërë, tanimë ky department lëshon lëndët për një afat kohor prej vetëm 70 ditësh.

Përsa i takon mungesës së produkteve medicinale, të cilat janë të domosdoshme për shfrytëzim, është hartuar udhëzimi 18/2013, i cili rregullon importin e këtyre barnave në mënyrë të kontrolluar në Kosovë, të cilat vijnë nga shtetet me të cilat AKPM ka marrëveshje unilaterale.

Vetëm prej Janarit të këtij viti në këtë department janë shqyrtuar 393 dosje nga të cilat:

  • 25 produkte sipas nenit 10 të UA 17/2013(Shengenit)
  • 16 produkte të Rajonit
  • 90 produkte për Variacion
  • 61 produkte për Ripërtrirje
  • 152 produkte me dokumentacion shtesë
  • 32 produkte me procedurë sipas UA 03/2011 (Unilaterale)
  • 11 produkte Gjenerike
  • 06 produkte me procedurë WEMU

Një aspekt tjetër, shumë i rëndësishëm i rregullimit të barnave në Kosovë, është “farmakovigjilenca”, e cila është shkencë dhe aktivitet që merret me detektimin, vlerësimin, të kuptuarit dhe parandalimin e efekteve anësore ose të çfarëdo problemi tjetër që lidhet me barin.

Prandaj, edhe ky departament në vazhdimësi është duke punuar për të përmbushur misionin e AKPM-së si Institucion shëndetësor, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik i popullatës.

Gjatë muajit të kaluar, nga departamenti i Farmakovigjilencës janë analizuar 14 raporte periodike, të dorëzuara nga kompanitë farmaceutike, ka pranuar dhe ka klasifikuar mbi 3.818 raporte spontane të listuara.

Shumë shpejt, do të publikohen në web-faqen e AKPM-së, Udhëzues për Kompanitë farmaceutike për letrën ”I nderuar profesionist shëndetësor” dhe Lista e reaksioneve anësore seioze të përcaktuara nga Eudra Vigilance.

Lini një Përgjigje