AKPM vazhdon punën me intensitet gjithnjë e më të shtuar

AKPM vazhdon punën me intensitet gjithnjë e më të shtuar

Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM), në vazhdimësi është duke punuar për të realizuar përgjegjësitë e saj si Institucion, përmes angazhimit të të gjitha departamenteve, në mënyrë që sektori farmaceutik në tërë territorin e Republikës së Kosovës, të jetë në nivel të detyrës dhe në përputhje me ligjin.

Nga data 27 janar deri me 14 shkurt, nga Inspektorati I AKPM-së janë kryer 203 inspektim pranime, 215 inspektime në pikat doganore dhe 3 inspektime AD-HOC në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Në Ratkoc të Rahovecit, janë ndëshkuar 2 barnatore, të cilat veprimtarinë e tyre e ushtornin në mënyrë ilegale.

Në Prishtinë, është ndëshkuar një barnatore për veprim pa licencë nga AKPM dhe në Mitrovicë, nga katër Inspektime, është ndëshkuar njëra prej tyre, për pajisje me barna ilegale.

Edhe në departamentin e Laboratorit Zyrtar për Pajisje dhe Produkte Medicinale, në vazhdimësi po punohet në ngirtjen e menaxhimit të cilësisë së produkteve nga tregu.

Janë përgatitur raportet finale testuese për 12 produkte farmaceutike, 4 janë në procedurë dhe mostrat tjera janë të gatshme sapo të përfundojnë këto procedura.

Me të njëjtin intensitet, kujdes dhe vigjilencë po punohet edhe në të gjitha departamentet tjera të AKPM-së.

Lini një Përgjigje