Mbyllen 2 barnatore në Gjilan

Mbyllen 2 barnatore në Gjilan

Inspektorati i Agjencionit të Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM), ka urdhëruar ndalimin e përhershëm të verprimtarisë së dy subjekteve farmaceutike, duke konfiskuar produktet dhe pajisjet e tyre medicinale. IFPPM me datë 08.01.2014, në Qytetin e Gjilanit ka zhvilluar aktivite inspektuese në dy Qarkullues Farmaceutik me Pakicë

  • Qarkulluesin farmaceutik me Pakicë – Barnatore Bardhapharm, dhe
  •  Qarkulluesin farmaceutik me Pakicë – Barnatore Bardhi

Gjatë inspektimit janë hasur këto parregullësi:

  • Subjekti “Bardhapharm” ushtronte veprimtarinë e qarkullimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale:
    • Pa personel punonjës professional – pa farmacist
    • Pa qenë i pajisur me licencë profesionale
    • Ka qenë në posedim të produkteve medicinale, të cilat nuk kishin të drejtë qarkullimi në Kosovë,
    • Nuk posedonin banderolla të lëshuara nga AKPM, produkte medicinale me banderollë të MSH-së nga lista esenciale

Për shkak të këtyre parregullësive, përveç gjobave administrative, Inspektorati ka urdhëruar ndalimin e përhershëm të verprimtarisë së këtij subjekti duke konfiskuar produktet dhe pajisjet medicinale.

  • Subjekti  “Bardhi” ushtronte veprimtarinë e qarkullimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale
    • Pa personel punonjës professional – pa farmacist
    • Ka qenë në posedim të barnave pa banderollë të lëshuar nga AKPM dhe
    • Ka qenë në posedim të produkteve medicinale, të cilat ishin të pajisura me banderollë të Serbisë.

Për shkak të këtyre parregullësive, ushtrimit të veprimtarisë pa farmacist dhe qarkullimit të produkteve medicinale pa të drejtë qarkullimi, përvec gjobave administrative, inspektorati ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të veprimtarisë, deri në ardhjen e farmacistit në vendin e punës, dhe ka konfiskuar produktet e paligjshme.

Inspektimi është kryer me kërkesë të Njësisë së Hetuesisë së Krimeve Ekonomike dhe Korrupcionit- Drejtoria e Gjilanit.

Lini një Përgjigje