Vazhdon inspektimi i Institucioneve Farmaceutike nga inspektorati i AKPM-së

Vazhdon inspektimi i Institucioneve Farmaceutike nga inspektorati i AKPM-së

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit, Inspektorati i Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM), konfirmon se gjatë aktivitetit të tij inspektues në qarkulluesin farmaceutik me pakicë të produkteve dhe pajisjeve medicinale – barnatore “Rigoni” nuk ka poseduar Licencë për ushtrimin e veprimtarisë andaj edhe ka bërë mbylljen e këtij subjekti.

Inspektorati i AKMP-së është i përkushtuar që ligji dhe rendi të sundojë në të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e qarkullimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale në tërë territorin Republikës së Kosovës, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.

Lini një Përgjigje