Tregu farmaceutik i Kosovës gjithnjë e më i furnizuar me produkte që nuk gjindeshin më herët përmes zinxhirit legal

Udhëzimi administrativ 02/2014 , ka rregulluar procedurën e importimit të produkteve medicinale pa paralele të regjistruara.

Që nga hyrja në fuqi e udhëzimit administrativ 02/2014 për thjeshtësimin e procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale pa paralele, nga janari deri në fund të dhjetorit 2014, janë importuar 101,878 paketime të llojeve të ndryshme të produkteve medicinale, ndërsa nga janari deri në fund të muajit prill 2015, janë importuar 113.525 produkte farmaceutike pa paralele, gjithësej 215,403 paketime të llojeve të ndryshme të barnave.

Kësisoj, tregu farmaceutik i Republikës së Kosovës, përmbush kërkesat e tij me barna të paregjistruara deri më tani.

Përmes këtij udhëzimi parandalohet tregu i zi në Republikën e Kosovës, pasi që përmes tij mundësohet importi i produkteve medicinale të cilat janë në treg të BE-së, duke mbuluar tregun me produkte të cilat kanë munguar në të kaluarën.

Poashtu, pacientët përfitojnë nga ky udhëzim, pasi që nuk kanë nevojë të sigurojnë produkte medicinale nga jashtë, meqenëse ato tashmë janë prezente edhe në tregun e Kosovës.

Gjithashtu, nga ky udhëzim përfitojnë edhe farmacistët, të cilët nuk kanë nevojë të pajisen me produkte ilegale.

Depot farmaceutike kanë mundësi të importojnë produkte medicinale që qarkullojnë në BE,edhe pse nuk kanë çertifikatë të Autorizimit për Marketing në AKPPM, për produkte që nuk janë të regjistruara.

Tashmë, pacientët e Republikës së Kosovës, mund të marrin produkt medicinal,të sigurt,të transportuar dhe importuar sipas kritereve të Bashkimit Evropian,sikur të gjitha produktet tjera të regjistruara.

More

Shkëmbim përvojash në mes të LZPP dhe HALMED

Shkëmbim përvojash në mes të LZPP dhe HALMED

Marrëveshja e arritur në mars të këtij viti në mes të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe Agjencisë Kroate të Produkteve Medicinale-HALMED, për shkëmbim përvojash në mes të dy Institucioneve, tashmë është zbatuar në praktikë.

Gjatë qëndrimit njëjavor zyrtarët nga Laboratori për Kontrollin e Cilësisë së Produkteve dhe Pajisje Medicinale të AKPPM në Laboratorin e Agjencisë Kroate, u shkëmbyen përvojat e tyre në kontroll të cilësisë dhe në sistemin e kualitetit në përputhje me ISO standardet.

Nga të dyja palët, kjo vizitë u cilësua si shumë frytdhënëse dhe inkurajuese për bashkëpunim të mëtutjeshëm të dy institucioneve në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit.

More