Në Ditën Evropiane të antibiotikëve bëhet thirrje për përdorim racional të tyre

Në Ditën Evropiane të antibiotikëve bëhet thirrje për përdorim racional të tyre

Me rastin e shënimit të Ditës Evropiane të vetëdijesimit për përdorimin e antibiotikëve, Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, promovuan rezultatet e hulumtimit ”Konsumi i barnave në Kosovë 2011-2013”, me autor Mr. Ph Arianit Jakupi. Konsumi i barnave në Kosovë paraqet një analizë e cila për herë të parë botohet në Kosovë, ku përshkruhen në mënyrë të detajuar të dhënat e barnave që janë importuar në Kosovë dhe ato që janë konsumuar nga popullata përgjatë 3 vjetëve të fundit. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Shemsi Veseli, tha se Dita Evropiane e Vetëdijesimit për Antibiotikë prej viti në vit po merr karakter global, ndërsa rëndësia e saj ka të bëjë me ndërgjegjësimit e profesionistëve shëndetësor dhe publikut lidhur me përdorimin racional të antibiotikëve.

More