Shkëmbim përvojash në mes të LZPP dhe HALMED

Shkëmbim përvojash në mes të LZPP dhe HALMED

Marrëveshja e arritur në mars të këtij viti në mes të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe Agjencisë Kroate të Produkteve Medicinale-HALMED, për shkëmbim përvojash në mes të dy Institucioneve, tashmë është zbatuar në praktikë.

Gjatë qëndrimit njëjavor zyrtarët nga Laboratori për Kontrollin e Cilësisë së Produkteve dhe Pajisje Medicinale të AKPPM në Laboratorin e Agjencisë Kroate, u shkëmbyen përvojat e tyre në kontroll të cilësisë dhe në sistemin e kualitetit në përputhje me ISO standardet.

Nga të dyja palët, kjo vizitë u cilësua si shumë frytdhënëse dhe inkurajuese për bashkëpunim të mëtutjeshëm të dy institucioneve në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit.

More

AKPM me disenj të ri për CPP

AKPM me disenj të ri për CPP

Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM), nga sot ka një disenj të ri të çertifikatës së produktit farmaceutik (CPP), me të cilën do të pajisen prodhuesit farmaceutik me rastin e eksportit të produkteve të tyre për vendet tjera, të lëshuara për prodhuesin farmaceutik “TREPHARM”.

AKPM do të vazhdoj me disenjimin e të gjitha dokumentacioneve zyrtare dhe me krijimin e udhërrëfyesit vizuel.

More

AKPM dhe HALMED nënshkruan Protokollin për bashkëpunim në fushën e produkteve dhe pajisjeve medicinale

AKPM dhe HALMED nënshkruan Protokollin për bashkëpunim në fushën e produkteve dhe pajisjeve medicinale

Agjenica e Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kroate të Produkteve Medicinale – HALMED, përmes së cilës palët do të bashkëpunojnë duke shkëmbyer informacione mbi autorizimin për marketing për produkte dhe paisje medicinale, kontrollën e cilësisë së produkteve medicinale, farmakovigjilencën, informimin e punonjësve shëndetësorë dhe edukimin e punonjësve shëndetësorë në lidhje me produktet dhe paisjet medicinale.

More

AKPM e përkushtuar drejt realizimit të misionit të saj

AKPM e përkushtuar drejt realizimit të misionit të saj

Departamenti i Autorizimit për Marketing garanton që të gjitha produktet e miratuara përmes legjilacionit të ri, janë cilësore dhe të një niveli perendimor.

Përderisa në të kaluarën, për shqyrtimin dhe miratimin e të drejtës për marrje të Marketing Autorizimit, është pritur me muaj të tërë, tanimë ky department lëshon lëndët për një afat kohor prej vetëm 70 ditësh.

Përsa i takon mungesës së produkteve medicinale, të cilat janë të domosdoshme për shfrytëzim, është hartuar udhëzimi 18/2013, i cili rregullon importin e këtyre barnave në mënyrë të kontrolluar në Kosovë, të cilat vijnë nga shtetet me të cilat AKPM ka marrëveshje unilaterale.

More

Vazhdojnë inspektimet nëpër subjektet farmaceutike të Kosovës

Vazhdojnë inspektimet nëpër subjektet farmaceutike të Kosovës

Duke u mbështetur në parimin për të mbrojtur shëndetin publik të popullatës, Inspektorati Farmaceutik i Agjencionit të Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM), me përpikëri vazhdon të kryej punën e tij, duke i vazhduar inspektimet në të gjitha subjektet farmaceutike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, të cilat veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në kundërshtim me ligjin.

Kësisoj, gjatë aktivitetit të sotëm, Inspektorati Farmaceutik i AKPM-së evidentoi parregullësi në subjektin farmaceutik me pakicë të produkteve dhe pajisjeve medicinal, barnatoren “Arti-S”, e cila nuk ka poseduar Licencë për ushtrimin e veprimtartisë së saj, prandaj edhe ka bërë mbylljen e saj.

Ndërsa, gjatë inspektimeve në Prizren dhe në Gjilan, nuk është hasur në ndonjë subjekt farmaceutik që vepron kundër ligjit.

Informojmë edhe njeherë të gjithë profesionitët dhe opinionin e gjërë, që Inspektorati Farmaceutik i AKPM-së, me të njëjtin intensitet do të vazhdoj të jetë i pranishëm në të gjitha subjektet farmaceutike që veprojnë në Kosovë, duke i ndëshkuar ato që nuk veprojnë konfrom ligjit.

More