Thellohet bashkëpunimi në mes të AKPPM-së dhe HALMED nga Kroacia

Thellohet bashkëpunimi në mes të AKPPM-së dhe HALMED nga Kroacia

Bashkëpunimi në mes të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) dhe Agjencisë Kroate të Barnave HALMED, po forcohet çdo ditë e më shumë.
Një delegacion nga kjo agjenci e përbërë nga drejtoresha e saj, Dr.Viola Macolic Sarinic dhe dy udhëheqëse të 2 divizioneve, u pritën dje nga U.d, kryeshefi i AKPPM-së, Mr.Ph, Arianit Jakupi.
Pas trajnimeve të zyrtarëve nga Laboratori për Kontrollin e Cilësisë i AKPPM-së, në Zagreb, e zhvilluar në HALMED nga ekspertët kroat, tanimë do të fillojë edhe bashkëpunimi në mes të departamentit të Autorizimit për Marketing dhe Farmakovigjilences, me ç’rast AKPPM do të përfitojë nga përvoja Kroate përkitazi me përmbushjen e kritereve të cilat janë të domosdoshme për harmonizimin me kriteret e bashkimit evropian.
Në shenjë falenderimi për tërë këtë ndihmë të cilën AKPPM po e përfiton nga HALMED, UD.Kryeshefi i AKPPM Arianit Jakupi ndau një Mirënjohje për drejtoren e Agjencisë Kroate të Barnave – HALMED Dr.Viola Macolic Sarinic.
Edhe Ministri i deritanishëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Prof.Dr. Ferid Agani u takua me këtë delegacion, të cilit iu shprehu mirënjohjen e tij për aktivitetet e zhvilluara të kësaj agjencie në bashkëpunim me AKPM-në, gjatë mandatit të tij si Ministër