Ud-kryeshefi i AKPPM-së takon udhëheqësit e sektorit farmaceutik të Kosovës

Ud-kryeshefi i AKPPM-së takon udhëheqësit e sektorit farmaceutik të Kosovës

U d-kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Mr.Ph Arianit Jakupi pas takimit të përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë priti sot në AKPPM Kryetarin e Odës së Farmacistëve të Kosovës, z. Zehadin Gashi, Kryetarin e Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, z Agim Çaka dhe Kryetarin e Shoqatës së Distributorëve Farmaceutikë të Kosovës, z. Milaim Abdullahu, ku kryesisht u diskutua rreth gjendjes aktuale të sektorit farmaceutik të Kosovës dhe mundësinë e avancimit të mëtutjeshëm të saj.

Me këtë rast, z. Jakupi i siguroi të pranishmit se mbështjetja e tij si udhëheqës i AKPPM-së por edhe e menaxhmentit të këtij Institucioni nuk do të mungojë me synimin e ngritjes së profesionalizmit në sektorin Farmaceutik.