Vazhdon ngritja profesionale e zyrtarëve të Laboratorit të AKPPM-së

Vazhdon ngritja profesionale e zyrtarëve të Laboratorit të AKPPM-së

Në vazhdën e rrugëtimit të ngritjes së sistemit për kompetencë të laboratorit, AKPPM ka realizuar edhe ngritjen e kapacitetit të ekipit të laboratorit në zbatimin e auditimeve.

Tani më, ky ekip i është nënshtruar një trajnimi intensiv pesë ditor dhe një procesi të çertifikimit ndërkombëtar si vlerësues udhëheqës.

Nëpërmjet këtij trajnimi ekipi i laboratorit ka zhvilluar njohuritë në lidhje me standardin ISO 17025 dhe është aftësuar të planifikoj dhe udhëheqë auditim të ISO 17025.
Përmes këtij trajnimi ata kanë ngritur njohuritë e tyre me elementet e standardit ndërkombëtar për kompetencë të laboratorëve testuese ISO 17025, kanë mësuar të gjitha teknikat e vlerësimit dhe praktikat më të mira, përmes punëtorive, kanë kuptuar dhe vlerësuar pasigurinë dhe gjurmueshmerinë dhe kanë marrë përvojë praktike për të planifikuar, zbatuar dhe raportuar një auditim.

Trajnimi ështe financuar nga AKPPM dhe realizuar nga TUV Academy.