Vihet në praktikë marrëveshja ndërmjet AKPPM-së dhe HALMED të Kroacisë

Vihet në praktikë marrëveshja ndërmjet AKPPM-së dhe HALMED të Kroacisë

Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar më herët nga Ud.Kryeshefi ekzekutiv i AKPPM-së, Mr.Ph.Arianit Jakupi dhe Drejtores së Agjencisë Kroate për Produkte dhe Pajisje Medicinale – HALMED Dr.Sc.Viola Macolic Sarinic, filloi edhe jetësimi konkret i pikave të marrëveshjes lidhur me bashkepunimin në mes të dy Agjencive.

Në takimet e mbajtura në Zagreb me departamente të ndryshme të Agjencisë HALMED, nga AKPPM morrën pjesë, Mr.Ph.MBA Arianit Jakupi – UD.Kryeshef Ekzekutiv i AKPPM, Mr.Ph Lutfi Mulaku – drejtor i Laboratorit të Kontrollit të Cilësisë, M.Sc.Ph Ardian Rugova – drejtor i Departamentit te Autorizimit për Marketing dhe MSc. Arbër Rogova – ekspert për çështje të Teknologjisë Informative.

Secili takim i përgatitur me kujdes, fokusin e kishte në ndryshimet që kane ndodhur në HALMED në procesin e integrimeve në EU, reflektimin e këtyre ndryshimeve në proceset e ndryshme legjislative si dhe në proceset me ndikim në agjenci dhe në institucionetjera të përfshira.

Shumë e rëndësishme ishte vendosja e kontakteve të departamenteve në veçanti si dhe mundësia që na u dha për të dërguar stafin e laboratorit në trajnime që do të mbahen në Laboratorin e Kontrollit të Cilësisë së Barnave në HALMED nga ekspertët kroatë, të cilat do të organizohen falas. Gjithashtu, Agjencia Kroate e Barnave shprehu gatishmërinë për ndihmë edhe në procesin e akreditimit, të cilin e kemi filluar në AKPPM lidhur me përgatitjen e dokumentacionit, procedurave standarde të operimit etj.

Me këtë rast shprehim falenderimet tona më të sinqerta për drejtoren e agjencisë kroate Dr.Viola Macolic Sarinic, zv.drejtorin Dr.Hrvoje Tumir, Ish drejtorin Dr.Sinisa Tomic (aktualisht këshilltar për marrëdhënie internacionale) si dhe tërë stafin e angazhuar për zhvillimin e këtyre takimeve, prezantimeve, të cilat janë të mirëseardhura për avansimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve që ofrohen edhe nga AKPPM.