Zyrtarët e AKPPM marrin pjesë në konferencën e Agjencive Botërore të Barnave

Zyrtarët e AKPPM marrin pjesë në konferencën e Agjencive Botërore të Barnave

Drejtori i Departamentit të Autorizimit për Marketing MSc.Ph. Ardian Rugova dhe Drejtori i Departamentit të farmakovigjilences Mr.Ph.Arian Ahmeto në AKPPM te deleguar nga UD.Kryeshefi Ekzekutiv po marrin pjesë në takimin e Agjencive Rregullative të Barnave që këtë vit po mbahet në Rio De Janeiro – Brazil prej 26 – 29 Gusht.

Në këtë konferencë e cila mgahet çdo 2 vite marrin pjesë agjencitë e vendeve anëtarë të Organziatës Botërore të Shëndetësisë dhe me këtë rast edhe Kosova është pjesëmarrëse në nivel shtetëror.

Konferenca ICDRA (The International Conference of Drug Regulatory Authorities) ka për qëllim forcimin e marëdhënieve në mes të agjencive dhe është instrument për udhëheqjen e agjencive në harmonizimin e procedurave dhe legjislacionit për të përmirësuar sigurinë, efikasitetin dhe kualitetin e barnave.

Me këtë rast delegacioni nga AKPPM ka zhvilluar edhe takime të veçanta me udhëheqësin e Agjencisë së barnave të Brazilit, pastaj me drejtorin e MHRA – Agjencisë së Britanisë së Madhe me ç’rast u diskutua për udhëzimin administrativ për njohjen unilaterale të barnave të regjistruara në Britani në mënyrë që drafti i përfunduar i udhëzimit të plotësohet edhe nga ana e autoriteteve angleze para nënshkrimit nga Ministri i Shëndetësisë. Gjithashtu ka pasur takim të veçantë edhe me drejtoren e Agjencisë Kroate ku është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit si dhe konkretizimin e mareveshjes se bashkepunimit etj.

Konferenca ka përfunduar takimet më 29 Gusht